Ahmeti premton bashkëpunim me opozitën në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se para asamblistëve të Kuvendit Komunal është zotuar se do të punojë me nder dhe besnikëri.
Ai ka thënë se dera e kryetarit do të jetë e hapur për të gjithë asamblistët e Prishtinës. “Dera e kryetarit të Komunës së Prishtinës është e hapur për të gjithë asamblistët pa dallim partie për të diskutuar për problemet që ekzistojnë, por edhe për vetë qytetarët. Pa dyshim na presin katër vite tjera të vështira. Urojmë që të punojmë të gjithë në të mirë të qytetarëve. Betohem se punën time do ta kryej në frymën e bashkëpunimit, qoftë me pozitën apo opozitën. Nga ju anëtarët e ri dhe ju të rizgjedhurit pres që çdo propozim tonin ta shihni me sy kritik, për të mirën e qytetarit”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.