Ahmeti pret në takim komandantin rajonal të KFOR-it, kolonelin Eric Riley
15 shtator 2020
| 14:46
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim komandantin rajonal të KFOR-it, kolonelin Eric Riley.
Ahmeti e Riley në këtë takim kanë diskutuar për situatën me Covid, sigurinë dhe bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe Komunës së Prishtinës.
“Në takim diskutuam për situatën dhe ndikimin e pandemisë Covid-19, situatën politike e gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Po ashtu, diskutuam edhe për projektet komunale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe Komunës së Prishtinës”, ka thënë Ahmeti pas këtij takimi.
(Q.R / Epoka e re)