Ahmeti prezanton Prishtinën në konferencën e ‘komunave të mençura’
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i ftuar në konferencën “Komunat e mençura dhe industritë e energjisë efiçente 2018”.
Në këtë konferencë, Ahmeti ka thënë se udhëheqja e një komune është adresa e parë për secilin problem të qytetarëve.
“Danimarka është vend nga i cili mund të mësojmë shumë. Praktikat e mira që janë zbatuar atje, janë shumë nevojshme që të zbatohen edhe në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë së ripërtërishme. Ne si komunë e Prishtinës jemi qyteti i parë në Ballkan që kemi Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit (SUMP), që ofron zgjidhje për problemet e shumta që i hasim çdo ditë në trafik”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se për secilën komunë, janë katër gjëra kryesore në të cilat duhet punuar: shërbimet administrative, zgjidhjet e mençura për problemet në qytet, reduktimi i shpenzimeve dhe transparenca.
/Epoka e re/