Ahmeti: Prishtina është kapilari kryesor ekonomik, ndërprerja e furnizimit shkakton pasoja të rënda
13 prill 2020
| 13:34
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga niveli qendror të lejojë lëvizjen e punëtorëve për furnizim.
“Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike”, ka thënë Ahmeti.