Ahmeti: Problemet e fermerëve me subvencione janë si pasoj e kaosit pronësor në Kosovë

24 shtator 2021 | 15:24

Profesori universitar, Përparim Ahmeti, ka komentuar problemin e fermerëve për subvencione. Ahmeti ka thënë se si pasojë e kaosit pronësor ka ardh deri te ky problem me subvencione të fermerëve të cilët duhet të përgatisin shumë dokumente për të ardhur deri te subvencionim i tyre. Kjo është si pasojë se regjistrit kadastral/pronësor dhe shpronësimet.

“Problemet e fermerëve për subvencione dhe problemet e shpronësimit

Janë probleme që kanë të bëjnë me regjistrat kadastral/pronësor.

Pra duhet të ketë kujdes që opinioni të informohet drejtë se ku është problemi.

Natyrisht qe ne si ekspert të fushës e dimë se ku është problemi dhe na vije keq për keqpërdorimin politik i cili bëhet dhe nuk është në funksion të zgjidhjes së tij.

Kosova është në kaos pronësor ku pronat ndërrohen pa asnjë kontroll publik, pra ende pronat e kosovarëve janë të pasigurta dhe ato janë duke pësuar ndryshime jo ligjore për çdo ditë.

Shpresojmë që në vitin 2022 të ndryshoj situata.”, ka shkruar ndër tjera profesori i Gjeodezisë, Përparim Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhjetëra njerëz, pa maskë e distancë, shihen në disa…