Ahmeti publikon shifrat: 35 të vdekur dhe 1 480 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

19 gusht 2020 | 14:58

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19 si dhe vdekjeve në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat e IKShPK-së, 2 mijë e 209 pacientë janë shëruar dhe 35 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin “Korona”.

“Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

I pari i kryeqytetit ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3231147353621756

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani e tutje nuk do të këtë më radhë të…