Ahmeti: Qeveria po sajon skenarë për destabilizim, shqiptarët të mos bien pre e provokimeve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur të premten në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov.
Ahmeti ka theksuar se BDI është parti shtetformuese, “andaj dhe sajesat inekzistente të kryeministrit Hristijan Mickoski për skenarë për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë”,
“BDI-ja e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të bien pre e provokimeve të qeverisë pa legjitimitet etnik”, ka njoftuar BDI-ja.