Ahmeti, qeverisë: Kur u ulën numrat i morët meritat, e kur u rritën ata, përgjegjësinë IKShPK-ja
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ia la fajin Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), lidhur me situatën e rënduar me Covid.
Ahmeti ka kritikuar qasjen e qeverisë, duke thënë se kur numrat janë të ulët, po i marrin meritat vetë, e kur janë të lartë përgjegjësinë po ia lënë IKShPK-së.
“Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKShPK, duke aluduar përgjegjësi tek IKShPK. Jo aq lehtë. Kur numrat janë të ulët meritat qeveria, e kur janë të lartë përgjegjësin IKSHPK-ja, nuk bën. Pronësoni rezultatet! Mirë e keq! Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione. E ky besim sot është i domosdoshëm!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.