Ahmeti: Qytetarët emrin e ri të Maqedonisë e deleguan te deputetët
30 shtator 2018
| 20:15
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një konference për medie se me votën në Kuvend paracaktojnë të ardhmen e e Maqedonisë por edhe të rajonit të Evropës Juglindore.
“Sot qytetarët e deleguan këtë të drejtë te deputetët. Maqedonia alternativë tjetër nuk ka. Maqedonia duhet të jetë në BE dhe në NATO. Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka alternativë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se nëse nuk ka guxim opozita të votojë ndryshimet kushtetuese atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme, por sipas tij kjo është e diskutueshme.
“Maqedonia ka tjetër agjendë përpara, atë euroatlantike. Zgjedhjet nuk janë në agjendë”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.