Ahmeti, qytetarëve: Halloween ka përfunduar, mos i dëmtoni autobusët
01 nëntor 2019
| 12:27
Ndonëse ka përfunduar Halloween edhe sot autobusët e trafikut urban janë gjuajtur me vezë nga disa qytetarë.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë autobusët.
Ahmeti ka treguar se policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.
“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka theksuar Ahmeti.
/Epoka e re/