Ahmeti, qytetarëve: Relaksim i panevojshëm mund të na kushtojë shtrenjtë më vonë
02 prill 2020
| 18:18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë nëpër shtëpi.
Reagimi i tij ka ardhur pasi sot ka parë shumë njerëz në qytet.
“Shumë njerëz në qytet! Relaksim i panevojshëm që mundet me na kushtu shtrenjtë më vonë! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/