Ahmeti: Radojçiqi u përpoq ta distancojë Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi
29 shtator 2023
| 16:53
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas letrës së Milan Radojçiqit ku e pranon pjesëmarrjen dhe organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit.
Ahmeti tha se e tërë letra ishte një përpjekje për ta distancuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Listën Serbe nga sulmi.
“Radojçiq e mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ku një zyrtar policor u vra. E gjithë letra dukej si një përpjekje për të distancuar Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi. Asnjë pendim për vdekjet që shkaktoi”, ka thënë ai.
Më 24 shtator një grup i terroristëve serbë ka sulmuar Policinë e Kosovës, e ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në këtë sulm mbetën të vrarë edhe tre terroristë.