Ahmeti reagon pas dënimit të ish-inspektorëve të komunës së Prishtinës
20 prill 2018
| 16:15
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas dënimit të ish-inspektorëve të kësaj komune, të cilët kanë punuar në kohën kur kryeqyteti është drejtuar nga Isa Mustafa.
“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish-inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burgim që dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve, ato le t’i vlerësoj qytetari”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.