Ahmeti reagon pas publikimit të numrit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

30 mars 2022 | 16:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, ai ka thënë se ky proces është pasqyrë e qartë sa i përket numrit të përgjithshëm i popullsisë.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut  pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5 për qind në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3 për qind në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8 për qind (nga 20.04 për qind në 2002).  Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan regjistrimin si proces që filloi në muajin mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku zambian, Joseph Kabungo, i cili kryen edhe funksionin e…