Ahmeti realizon premtimin për shujta të ngrohta
14 janar 2019
| 12:05
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka realizuar premtimin për shujta të ngrohta për personat në nevojë.
“Shujta të ngrohta për personat në nevojë, është një nga zotimet e Shpend Ahmetit në fushatën e vitit 2017, i cili u realizua. Ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritet mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien. Sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën ‘Xhemajl Mustafa’ në Dardani, ku bashkë me shumë vullnetarë do t’iu shërbejmë ushqim atyre qytetarëve me kushte të rënda sociale”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/