Ahmeti rrëfen për takimin që kishte me arkitekten e xhamisë qendrore

04 maj 2020 | 10:45

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rrëfyer takimin e tij me arkitekten e famshme Zaha Hadid, në një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm 30 kryetarë të komunave të mëdha botërore. Kjo kishte ndodhur pas mospranimit për t’i dhënë jetë projektit të saj për Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

Ai tregon se si në kohën kur të gjithë kryetarët e komunave, ndër të cilat Prishtina, ishte më e vogla, tentonin që të “përfitonin” ndonjë projekt nga arkitektja e madhe, ajo përmendi Prishtinën duke dashur të dinte se cili ishte kryetari i saj.

“Pas kësaj të gjithë kryetarët e komunave të tjera u kthyen për të më shikuar, në atë kuptimin se kush je ti që e refuzon Zaha Hadidin”, tregon Ahmeti.

Mirëpo, Ahmeti tha se e ka njoftuar edhe arkitekten se projektin nuk e ka refuzuar komuna, por Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët kanë dëshiruar një xhami më klasike për besimtarët e tyre. I pari i Prishtinës ka njoftuar se deri para dy javësh nuk kishte pasur aplikime për leje. Për këtë projekt ai njoftoi se shumë shpejt Prishtina do të kthejë përgjigje.

“Ne i kemi bërë disa diskutime që ky është ligji i Prishtinës. Arsyeja pse nuk ka marrë leje 8 vite është se për me marrë leje duhet me apliku. Aplikim e parë që e kemi pasë për leje, para dy jave. Besoj që do ta shqyrtojmë shpejt dhe do të japim përgjigje për këtë projekt. I kemi bërë disa ndryshime. Ka parking të madh që do të shfrytëzohet nga të gjithë banorët e Dardanisë dhe po ashtu i kemi bërë edhe disa kushte më të mira. Por kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Shpend Ahmeti në bashkëbisedimin me Dua Lipën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia COVID-19, ndërmjet shumë degëve të ekonomisë globale, ka goditur…