Ahmeti: Rreth 20 mijë qytetarëve të prekur nga Covidi u janë paguar shpenzimet mjekësore
30 maj 2021
| 11:52
Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët që janë prekur nga Covid-19.
Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, ka shkruar Ahmeti.