Ahmeti: Sa shumë dhimbje na solli mëngjesi i sotëm

23 nëntor 2021 | 11:15

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, ku kanë mbetur të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mëngjesi i sotëm shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut iu solli shumë dhembje.

“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.  Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më  sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sheradin Berisha Kuvendi i Vlorës ishte një nga ngjarjet…