Ahmeti: Serbët kanë shanse më të mira për t’i arritur qëllimet përmes institucioneve të Kosovës sesa Beogradit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për serbët e Kosovës, Ahmeti ka thënë se ata kanë “një shans shumë më të mirë për të arritur qëllimet e tyre politike përmes institucioneve të Kosovës sesa Beogradit”.
“Duke parë rezultatet, serbët e Kosovës kanë një shans shumë më të mirë për të arritur qëllimet e tyre politike përmes institucioneve të Kosovës sesa përmes Beogradit. Kushtetuta jonë siguron kompetenca shtesë për pakicat që i bëjnë ato lojtarët kryesorë në politika. Vuçiqi ka si prioritet interesa të tjera”, ka shkruar Ahmeti në platformën “X”.
Looking at results, Kosovo Serbs have a much better chance of reaching their political goals through K. Institutions rather than through Belgrade. Our const. provides extra powers for minorities which make them kingmakers in policies. Vucic has other interests as priorities.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) September 18, 2024