Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për nxënësit nga Shqipëria
02 dhjetor 2019
| 11:34
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se shkollat e kryeqytetit janë të hapura për të gjithë nxënësit nga Shqipëria të cilat kanë ardhur në Kosovës për shkak të tërmetit.
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do t’i tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/