Ahmeti: Shpresoj të vijë dita kur mund ta deklarojmë lirshëm orientimin tonë seksual

29 qershor 2021 | 13:38

Është mbajtur të martën konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në mesin e shumë të ftuarve, të pranishëm ishin edhe Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Kosovë, Terry Reintke, deputete e Parlamentit Evropian, Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare e rajonale.

Në këtë konferencë, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpreson të vijë një ditë që qytetarët ta deklarojnë lirshëm orientimin e tyre seksual.

“Shpresoj që do të vijë një ditë që të mund ta deklarojmë orientimin tonë seksual lirshëm, por si shoqëri ne duhet të besojmë thellë se barazia është gjëja esenciale për një shoqëri të shëndoshë. Jemi munduar që si komunë të jemi përkrahje gjatë tërë kohës, por edhe njëherë po e them duhet të na sfidoni”, ka thënë Ahmeti.

Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë” përmes dy paneleve ka trajtuar qasjen institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektivën ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit…