Ahmeti: Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve me Covid-19
10 maj 2020
| 22:14
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku prej 14 rasteve të reja me Covid-19, një është në Prishtinë.
“Nga përafërsisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti.
(Q.R / Epoka e re)