Ahmeti: Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë
18 maj 2020
| 21:45
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje pas njoftimi nga IKSHPK se tri rastet pozitive gjatë 24 orëve janë nga Prishtina.
Ahmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka treguar se tri rastet janë familjarë të rastit që ka dalur pozitiv dje.
“3 raste te reja në Prishtinë, e që është familja e rastit dje. Në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë na pajisjet si maskat e edhe dorëzat. Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë. #drejtfundit #mosdilnipamaska”, ka shkruar Ahmeti.(A. M / Epoka e re).