Ahmeti: Stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin Fadil Vokrri
09 qershor 2018
| 16:32
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka propozuar që stadiumi i Prishtinës ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit.
“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.