Ahmeti takohet me diplomaten amerikane, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

20 nëntor 2018 | 13:39

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti Kryetari, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilin ka diskutuar për situatën politike në Kosovë.

“Sot në zyrën tonë ishte për vizitë e ngarkuara me punë e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, znj. Colleen Hyland. Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme. Znj. Hyland e falënderova për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e pozicionit të Kosovës në politikat ndërkombëtare, duke shprehur kështu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157978535147166&set=a.10150399890137166&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut kanë festuar mospranimin e…