Ahmeti takohet me Veliajn, diskutojnë për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën
29 prill 2019
| 12:07
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas kuvendit rinor të këtij subjekti politik, ka takuar kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.
Në profilin e vet në “Facebook”, Ahmeti e ka falënderuar të parin e Tiranës për kontributin e dhënë në kuvendin rinor të BDI-së.
“Pas Kuvendit, me Erionin diskutuam për rrethanat në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, por edhe për integrimet evropiane dhe rrugëtimin tonë të përbashkët. E falënderova për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në Kuvendin tonë rinor dhe dakorduam thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë.”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/