Ahmeti takon ambasadorin amerikan, flasin për situatën politike në Kosovë
13 dhjetor 2018
| 18:03
Kryetari i Parisë Socialdemokrate (PSD) dhe i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip S Kosnett.
Ahmeti në emër të Komunës së Prishtinës, ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e ShBA-së dhënë për kryeqytetin përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Ambasadori amerikan është njoftuar edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera.
Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar edhe për situatën politike në vend.
/Epoka e re/