Ahmeti takon ambasadorin e Francës
05 janar 2018
| 11:30
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që ka komuna e Prishtinës gjatë mandatit të ri të kryetarit Ahmeti.
Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, bashkëpunimi i kësaj komune me ambasadën e Francës do të vazhdojë, sidomos në sektorin e kulturës.