Ahmeti takon ambasadorin e ri britanik, diskutojnë për zgjerim të bashkëpunimit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka falënderuar për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë komunës së Prishtinës.
“Në emër të Komunës së Prishtinës, e falënderova ambasadorin e Madhërisë së Saj në Kosovë për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për komunën tonë. Ambasadori Abbott u interesua për përgaditjet për zgjedhje dhe theksoi rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Ambasadorin Abbott e njoftova me prioritetet e qeverisjes në Komunën së Prishtinës, dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera dhe vazhdimin e miqësisë së mirë mes Kosovës dhe Mbreterisë së Bashkuar”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”