Ahmeti takon Dedajn, vlerëson arritjen e marrëveshjes në Uashington
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të mërkurën në selinë e partisë në Tetovë, ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.
Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re.
Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar akoma më shumë.
Lideri i BDI-së e përgëzoi Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.
Ai gjithashtu njoftoi Dedajn se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë transit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.
(Q.R / Epoka e re)