Ahmeti: Do të angazhohemi për barazi dhe normalitet
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo parti do të angazhohen për barazi dhe normalitet në Kosovë.
Ahmeti në Konventën e PSD-së, ka thënë se do të luftojnë për socialdemokracinë brenda shoqërisë në Kosovë.
Ai ka thënë se do të angazhohen që Kosova të trajtohet e barabartë në raport me shtetet tjera.
Më tutje, Ahmeti ka folur edhe për të mirat publike dhe private. “Ne nuk jemi kundër tregut, por kundër lirisë absolute të tregut”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se socialdemokracia në Kosovë është shumica.
Gjatë adresimit të tij, Ahmeti ka falënderuar udhëheqësin e kaluar të PSD-së.
Ai ka thënë se ish-kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari mund të jetë pjesë e kryesisë së kësaj partie.
Partia Socialdemokrate (PSD) është themeluar në vitin 1990.