Ahmeti: Të gjitha ëndrrat më janë realizuar
06 korrik 2020
| 22:40
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka thënë në Dibër se deri më tani të gjitha ëndrrat i janë realizuar.
Ahmeti shtoi se pas mbylljes s kapitullit për anëtarësim në NATO.
“Po hapin kapitullin e ri për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili nuk është i lehtë”.
I pari i BDI-së theksoi se vetingu për funksionarët e vendit është i domosdoshëm, njofton Alsat-M.
“Vendosja e standardeve evropiane, standarde që ne na përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit, siç janë sundimi i ligjit, vetingu në të gjitha fushat, që nga politikë bërësit dhe politik zbatuesit, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit, funksionar dhe kryetar komunash”.