Ahmeti: Thaçin nuk e kam shef
Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, ka pasi ka konfirmuar se më 8 janar janë të ftuar për një takim në Bruksel, ka thënë se nuk e ka shef presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Thaçin nuk e kam shef. Është president i shtetit, i zgjedhur nga Kuvendi. Unë nuk e kam votuar. Për dialogun duhet ta kemi një zë të përbashkët. Më 8 janar jemi ftuar si delegacion shtetëror, Thaçi nuk është pjesë e delegacionit shtetëror. Kundërshtimet tona mund t’i kemi të plota, por për dialogun duhet të bëhemi bashkë”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa sa i përket idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, Ahmeti ka thënë: “Delegacioni ka rezolutë që ia përcakton se cili është mandati i këtij delegacioni. Ne jemi përfaqësues të Republikës së Kosovës që ka Kushtetutë dhe s’mund të dalim përtej kësaj. Kushtetutën e kemi udhërrëfyes”.