Ahmeti thotë se Kosova mund t’i humb 50 mijë vende të punës

09 maj 2020 | 15:25

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka alarmuar në lidhje me situatën ekonomike në të cilën gjendet Kosova për shkak të Covid-19.

Ahmeti, duke komentuar parashikimet e institucioneve ekonomike ndërkombëtare, ka thënë se Kosova mund t’i humb deri në 50 mijë vende pune.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga drejtuesit institucionalë e partiakë të dakordohen për miratimin e një pakoje për ta ruajtur ekonominë.

“Banka Botërore thotë se për shkak të pandemisë, parashikimi më pozitiv për KS-2020 është rënie prej 4.5 për qind e skenari më i keq është -11 për qind. FMN thotë -5 për qind.

Translation: 30-50 mijë vende të punës. Çdo ditë që vonohemi shkojmë prej skenarit të mirë te skenari i keq. Kjo nuk është kritikë për dikë për mosdije, është thirrje për të vepruar të gjithë bashkë. Kjo mosgatishmëri e subjekteve politike për me u dakorduar për një pako të përbashkët substanciale, do të na kushtojë. Numri i familjeve që kërkojnë ndihma është dyfishuar në dy javët e fundit në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e…