Ahmeti thotë se Mogherini ka kërkuar angazhim më të madh në procesin e dialogut
08 janar 2019
| 12:06
Pas takimit në Bruksel ka folur edhe bashkëkryesuesi tjetër i këtij ekipi negociator, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se sipas Federica Mogherinit ideja është që do të punohet me një orar më të ngjeshur në këtë proces, në pjesën e parë të këtij viti, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje.
“Na u bë e qartë se po punohet nga anëtarë të BE-së dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Po ashtu, është e qartë se ka pasur koordinim nga Uashingtoni dhe Moska që mund të arrihet një marrëveshje”, ka thënë Ahmeti.
/Epoka e re/