Ahmeti thotë se Serbia po bën fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol
Lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Serbia është duke bërë fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
“Fushatë e egër e Serbisë para votës për anëtarësim në Interpol. Daçiqi po deklaron që Kosova do të pësojë debakël, ndërsa fushatën lobuese e kanë më agresiven që e kanë pasur ndonjëherë. Në një lajm tjetër nga futbolli shoh se Liverpooli ka vendosur të mos e merr në Beograd Shaqirin për shkak të ‘pritjes’ që ai mund të ketë në Beograd. Viti 2018, një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE-së bën çmos për ta luftuar fqinjin e vetë, Kosovën. Nuk e di se çfarë dashamirësie mund të kemi kundrejt kësaj sjelljeje të Serbisë”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/