Ahmeti thotë se UEFA ende s’ka vendosur për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

23 gusht 2018 | 20:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka njoftuar se UEFA ende nuk ka vendosur për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri” duke shtuar se përgjigja pritet të merret ditëve në vijim.

“Me këtë raport, punëkryesi (AlTrade) dhe investitorët, MKRS si investitor kryesor dhe Komuna e Prishtinës presim të dijmë se a ka nevoje për intervenime shtesë. Në qoftë se jo, atëherë edhe zyrtarisht fillojmë procedurën e pranimit teknik”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar po ashtu se më 2 shtator do të zhvillohet një ndeshje testuese në mes Prishtinës dhe Drenicës, për t`i hapur rrugë ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, më 10 shtator.

Sipas Ahmetit, kjo e fundit mund të realizohet vetëm nëse UEFA jep dritën e gjelbër për licencimin e stadiumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, lideri i LV-së, Albin Kurti kishte komentuar…