Ahmeti, trajner i juniorëve të Prishtinës
16 prill 2019
| 10:29
Ish-futbollisti i njohur i Prishtinës, Azem Ahmeti, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi, por tani në një pozitë tjetër.
Ahmeti, që ishte trajner te grupmoshat, tani ka marrë drejtimin e juniorëve të Prishtinës, duke e zëvendësuar Debatik Currin. Ahmeti arriti të triumfojë me ekipin e tij ndaj Gjilanit me rezultat 1-0.