Ahmeti tregon se çfarë i tha Gjingjiqi në vitin 2002 në Amerikë, dyshon se Kurti e përkujtoi si strategji
Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që po bëhet për shkak të përkujtimi që bërë kryeministri,Albin Kurti me rastin e përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Ahmeti ka treguar që e ka takuar Gjinigjin në vitin 2002 në ShBA dhe bisedën që pati me të.
“Pas ligjëratës u njoftova me të, shkëmbyem pak fjalë. Më tha edhe mua se po mundohej të gjente ura bashkëpunimi, disi të tregonte se Serbia po ndryshon. ishte kohë e shkurtë ta pyesja për këtë ndryshim”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Ndërsa për përkujtimin që ia bëri Kurti, Ahmeti ka thënë se sipas tij, Kurti po e përdor si strategji “për paraqitje të mirë para serbëve e ndërkombëtarëve”.
“A duhet të përkujtohet në Kosovë? Ndoshta nga ne që nuk kemi pozita, e nga kryeministri vetëm në një kontekst të caktuar të figurave shpresëdhënëse ballkanike që si regjion i kemi pas të mungesë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i Ahmetit: