Ahmeti tregon se cili është punëtori i ditës në kryeqytet
27 prill 2020
| 15:57
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kush është zgjedhur punëtori i ditës për sot në kryeqytet.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për Rasim Çadrakun, punëtor i “Hortikulturës”,
“Një duartrokitje për punëtorin e ditës! Gjatë periudhës së pandemisë, kolegu ynë nga Ndërmarrja Publike ‘Hortikultura’, Rasim Çadraku, pa hezitim po kontribuon në përkujdesin e hapësirave të gjelbërta në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159747745937166&set=a.10150329960552166&type=3