Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese për koronavirus

15 mars 2020 | 13:49

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pandemi globale që tashmë ka goditur edhe Kosovën.

Ahmeti ka thënë se duke qëndruar nëpër shtëpitë tona mund të bëjmë shumë, përderisa kujtuar se kjo nuk nënkupton se po i vendosim një “stop” jetës.

“Nga përvojat e shteteve tjera me restrikcione, ideja është që të zvogëlojmë kontaktet për ta ngadalësuar përhapjen e shpejtë të virusit. Kjo do të thotë që në kulminacionin e përhapjes mos ta kemi virusin të gjithë por përqindje sa më e vogël e popullatës. Kështu i ruajmë grupet e rrezikuara si të moshuarit”.

“Prandaj në këtë drejtim, ne nuk do të ndalim jetën në stop. Por të gjithë ne mundemi me bë tepër shumë tu nejtë në shpi. Ju lutemi shumë që nëse nuk keni nevojë me dal #rriNshpi. Jeta vazhdon, por sa më pak kontakte sociale pa nevojë, më mirë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi mjekësor i Manchester United po i teston futbollistët dy…