Ahmeti u thotë prindërve mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe, kjo është arsyeja

31 maj 2020 | 21:09

Pas vendimit të Qeverisë për lehtësimin e masave me Covid-19, në të cilat përfshihet edhe rihapja e çerdheve, ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se sot në konferencën për media të qeverisë u përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu, sipas Ahmeti, u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet por nuk kanë marrë asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar nga prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet deri t’i marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet të lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Postimi i plotë i tij:

Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat. Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.
Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri t’i marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.
Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.
#rihapja

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Testi sierologjik i dhjetë ditëve më parë konfirmoi se jam…