Ahmeti uron Abdixhikun, e siguron për partneritet me BDI-në

14 mars 2021 | 23:35

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në krye të LDK-së.

Ahmeti ka thënë se Abdixhiku në BDI do të gjejë partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve të të dyja vendeve.

Postimi i plotë i Ahmetit në “Facebook”:

I nderuari Lumir,

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e rradhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.

Gjithashtu, falemenderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Deri tani raportohet…