Ahmeti uron Bulliqin për fitoren në Podujevë
29 nëntor 2020
| 22:54
Lëvizja Vetëvendosje i dha sot fund qeverisjes së Lidhjes Demokratike me komunën e Podujevës qysh prej pas luftës, duke shënuar fitore në zgjedhjet për kryetar të komunës.
E fitorja e kandidatit të kësaj partie Shpejtim Bulliqi në Podujevë është mirëpritur edhe nga ish-kolegu i tij partiak Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, i cili është pjesë e PSD-së.
“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit”, shkruan Ahmeti në “Facebook”.