Ahmeti uron Mustafën për rizgjedhjen kryetar i LDK-së
03 gusht 2019
| 18:23
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Ahmeti uroi që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
“Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.