Ahmeti: Vazhdojmë Prishtinë, rrini në shtëpi
23 prill 2020
| 00:28
Të mërkurën asnjë rast nuk është shënuar me koronavirus në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
“0 (zero) raste të reja në Prishtinë, dhe 26 në krejt Kosovën. Looking good! Vazhdojmë Prishtinë #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus.
Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 630.