Ahmeti vjen me njoftim për masat e reja të qeverisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ende janë duke i marr detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja për lëvizjen e qytetarëve të cilat do të fillojnë të aplikohen nga nesër (e mërkurë).
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, ende jemi duke i marr detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja që fillojnë nesër. Ato që i kemi si informata do t’i ndajmë me juve. Ata që kanë pyetje do të mundohemi të përgjigjemi. Ata që kanë probleme specifike do të mundohemi që t’i zgjidhim. Këtu jemi për juve! Email adresa për pyetje/kërkesa është [email protected]. Numri i telefonit 038 245 666, në raste të paqartësisë më së miri është me ndenjtë në shpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.