Ahmeti: Vota e shqiptarëve ndihmon ecurinë e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së
21 prill 2019
| 16:32
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka votuar sot për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Pas votimit, në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se vota e shqiptarëve sot e ndihmon ecurinë e këtij vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Vota juaj sot e ndihmon ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian, barazisë gjuhësore edhe në presidencë si dhe parimit të konsensualitetit si mjet në duart tona për ta parandaluar defaktorizimin e votës shqiptare, mbivotimin, margjinalizimin dhe mospërfilljen”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/