Ahmetxhekaj demanton Maqedoncin për biftekët: Mos ia fut kot, ushtarët sot nuk kanë ushqim të nxehtë

11 nëntor 2024 | 21:44

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arif Ahmetxhekaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përmendi se “sot, për herë të parë, 1 mijë ushtarë kanë ngrënë biftek të klasit të parë”.

Në një postim në rrjetet sociale, kandidati i AAK-së ka theksuar se Maqedonci është gabim, duke i kërkuar të mos flasë pa baza. Sipas tij, Ushtria e Kosovës ka shumë më tepër se vetëm një mijë ushtarë, dhe deklarata e Ministrit është e pasaktë dhe e pabazuar.

“Ministër Maqedonci, mos ia fut kot! Ushtria e Kosovës nuk ka vetëm një mijë ushtarë, ka shumë më shumë. Nëse është e vërtetë ajo që thoni për biftekët, atëherë ju themi se ushtria në aeroportin e Gjakovës nuk ka pasur ushqim të nxehtë sot. Për ta dëshmuar këtë, po sjellim edhe fotografitë që e vërtetojnë”, ka shkruar kandidati i AAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës, ka…