“Ai është i mirë” Chiara Ferragni fotografohet dorë për dore me…
Influencuesja e famshme, Chiara Ferragni, duket se ka lënë pas krahëve periudhën e errët, të paktën në fushën sentimentale.
Së fundmi ajo ka gjetur sërish dashurinë, pas përfundimit të martesës me reperin e njohur, Fedez. Blogerja e njohur është fotografuar me Giovanni Tronchetti Provera, teksa ecnin në rrugë të kapur dorë për dore.
“Ai është i mirë. Jam e lumtur”, i ka thënë Chiara Ferragni një prej miqve të saj më të ngushtë, i cili e ka zbuluar lajmin për të përjavshmen italiane “Oggi”.
Nëse në dashuri gjërat duket se kanë marrë rrugën e duhur për Chiara Ferragni-n, në fushën profesionale drita në fund të tunelit është ende larg.
Së fundmi ajo është larguar nga drejtimi i kompanisë “Fenic”e, e cila kontrollon të gjitha markat dhe avokatët e saj po punojnë për të rrëzuar akuzat e “mashtrimit të vazhdueshëm dhe të rëndë” në çështjen Balocco dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”.
Një moment që nuk është i lehtë për t’u kaluar, prandaj prania e Giovanni Tronchetti Provera në krah të saj bëhet edhe më e rëndësishme.